Përkthyesi i Google mbush 10 vjeç

Përkthyesi i Google mbush 10 vjeç

Ka kaluar një dekadë që kur Google lançoi shërbimin e saj të përkthimit të gjuhëve, Google Translate. Gjatë këtyre 10 viteve, përkthyesi i Google-it i ka ndihmuar njerëzit që të thyejnë barrierat e gjuhës dhe në njëfarë mënyre të bëhen poliglot.

Për të përkujtuar 10 vjetorin e këtij shërbimi, Google ka publikuar disa fakte interesante për të: Sipas Google, më shumë se 500 milionë njerëz e kanë përdorur shërbimin e saj Translate, ku 92% e tyre jetojnë jashtë SHBA-së. Ky shërbim është përdorur më shumë nga brazilianët, ndërsa përkthimet më të zakonshme janë mes anglishtes dhe spanjishtes, arabishtes, rusishtes, portugalishtes dhe gjuhës indoneziane. Më shumë se 100 miliardë fjalë përkthehen çdo ditë nëpërmjet këtij shërbimi. Përkthyesi i Google-it është përmirësuar edhe nëpërmjet kontributit të vetë përdoruesve, ku sipas Google-it, më shumë se 3.5 milionë përdorues kanë dhënë kontribut për përkthimin e fjalëve për komunitetin online.

Please publish modules in offcanvas position.