BE e gjobiti “Google” me 1,49 miliardë euro

BE e gjobiti “Google” me 1,49 miliardë euro

Trupi Rregullator Antimonopolist i BE-së e gjobiti “Goggle” me 1,49 miliardë euro për shkak të “keqpërdorimit të pozicionit dominues në shpalljet online”. “Google” është gjobitur pas ankesës se i bllokon reklamat e kompanive konkurrente.

Kjo është gjoba e tretë për kompaninë amerikane në dy vitet e fundit. Rregullator Antimonopolist i BE-së vjet e ka gjobitur “Google” me 4,34 miliardë euro sepse e ka përdorur sistemin e vet operativ Android për bllokimin e konkurrentëve.

Paraprakisht, në vitin 2017, “Google” është gjobitur me 2,42 miliardë euro për shkak të keqpërdorimit të pozicionit dominues në treg.

 

Please publish modules in offcanvas position.