“DigiGirlz”- mundësi vajzat të bëhen pjesë e botës së IT-së

“DigiGirlz”- mundësi vajzat të bëhen pjesë e botës së IT-së

“DigiGirlz” programi që nëpër gjithë botën organizohet si pjesë e “YouthSpark” iniciativës së Majkrosoftit, synon në nxitjen dhe motivimin e vajzave të reja për kodim, programim, inovacion krijim dhe sajimin e IT -ideve të reja pasi pjesëmarrja e tyre në këto fusha për punë është më e vogël se sa nevojitet.

 

Vitin e kaluar në Shkup dhe Tetovë qindra vajza të reja kanë pasur mundësinë të njihen me mënyrat në të cilat funksionon bota e IT-së, ndërsa sivjet një numër i madh i të rejave e kanë fituar mundësinë të njihen me punën në hapësirat e Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri kompjuterike (FSHIIK).

“Është koha të ndryshohet bota dhe më shumë gra të inkurajohen dhe të përfshihen në ndonjë profesion STEM”, thonë nga Majkrosoft Maqedoni.

Vajzat në ngjarjen në Shkup kanë pasur mundësinë të dëgjojnë përvojat e më shumë personaliteteve të bashkësisë së IT-së mes të cilëve edhe të dr. Ivan Çorbev, dekan dhe profesor i çrregullt në FSHIIK, Elizaveta Nojkovska, menaxher marketingu rajonal në Majkrosoft për 24 shtete, Katerina Bojkov bashkëthemelues i EmbedSocial…

“Ne jemi këtu të hapim dyert e atyre të cilët duan të realizojnë ëndrrat. Vitin e kaluar e ndjemë entuziazmin me të cilën këto vajza të reja gjejnë veten në këto fusha. Ata janë të gatshëm të ndryshojnë botën dhe është koha t’u tregojmë si”, ka thënë Elizaveta Nojkovska nga Majkrosofti.

Please publish modules in offcanvas position.