‘Samsung’ hedh në treg smartfonin e palosshëm, ja sa pritet të kushtojë

Gjiganti koreanojugor, ‘Samsung Electronics’, njoftoi se modeli i ri i smartfonëve të palosshëm do të jetë gati në shtator, pas vonesës në prezantim për shkak të problemeve me ekranin.

Seul – Modelit të ri të telefonave të zgjuar, ‘Galaxy Fold të Samsung’-ut, iu mohua dalja në treg, pasi sipas pretendimeve ai po shfaqte probleme teknike.

Pas disa muajsh, me disa rregullime të reja, Samsungu njoftoi se ai do të përhapet në tregje në shtator të këtij viti.

Këtë herë, celulari iu nënshtrua 200,000 palosjeve nga një makineri testuese dhe nuk pësoi asnjë defekt. Gjithashtu ai i është nënshtruar edhe shumë provave të tjera, si përshembull lëshimi nga një lartësi e cakruar.

Telefoni i ri është i pajisur me ekranin e brendshëm të palosshëm 7.3 inç dhe bateri të ndarë në të dyja pjesët e palosjes, me një aftësi jetëgjatësie prej 4380mAh.

Në cepet e palosjes, ai është i pajisur me disa magnetë të fuqishëm që e mbyllin atë me kërcitje. Por, lidhur me magnetët ka një problem të vogël, pasi ato grumbullojnë grimca metalike.

Celulari i ri, pritet të dalë në treg me një çmim fillestar prej 1,980 dollarësh.

Ky njoftim vjen në një kontekst mosmarrëveshjeje mes Seulit dhe Tokios, që sipas analistëve po kërcënon tregun botëror të teknologjive.

Japonia po përgatitet në fakt të vendosë kufizime ndaj eksporteve në Korenë e Jugut të produkteve kimike, të rëndësishme për prodhimin e mikroçipeve dhe ekraneve të smartfonëve që hidhen në treg për shitje nga lideri botëror ‘Samsung’.

Specialistët besojnë se vendosja e 5G-së, interneti super i shpejtë në celular, mund të pësojnë anomali nga këto masa, po ashtu edhe sektori që merret me prodhimin e ekraneve të së ardhmes të palosshëm si ‘Galaxy Fold i Samsung’. /bulqiza.info/

Please publish modules in offcanvas position.