Google nxjerr smartphone-in “Pixel 4”, s’është nevoja ta prekësh

Teknologji – Google do të prezantojë gamën e re të produkteve, ndër të cilat bën pjesë edhe smartphone i ri Pixel 4, gjatë një evenimenti në New York, në tetor.

Produkti kryesor i këtij evenimenti do të jetë Pixel 4, një smartphone që mund të manipulohet pjesërisht pa e prekur atë, thjesht me gjeste dore të zbuluara nga sensorë.

Sipas detajeve të dhëna në fund të korrikut nga gjiganti kalifornian, pajisja mund të zhbllokohet përmes njohjes së fytyrës, por të dhënat personale të mbledhura për këtë funksion nuk do t’u transmetohen shërbimeve të tjera të Google.

Risia kryesore e kësaj pajisje të re do të jetë integrimi i teknologjisë së quajtur Soli, një radar mbi të cilin ekipi i Pixel ka punuar për 5 vjet.

Please publish modules in offcanvas position.