Google është shtylla kurrizore e ekonomisë botërore që zotëron 82% të trafikut në internet. Mirëpo, si funksionon kjo ndërmarrje gjigante? Përgjigja gjendet tek CEO-ja e vjetër e Google Eric Schmidt dhe Jonathan Rosenberg... Ja parimet që kanë vlerën e këshillës.
GOOGLE ZOTËRON 82% TË TRAFIKUT NË INTERNET...
Google, një ueb-faqe që i ka me miliona ndjekës në botë dhe një ndërmarrje që renditet e para në anketa e ndryshme të realizuara në botë këtë vit e feston 15 vjetorin e themelimi i saj. Google, i cili posedon një hise shumë të rëndësishme në ekonominë botërore, gjithashtu është edhe ndërmarrja që menaxhon 82% të trafikut të internetit. Kjo ndërmarrje e cila në vitin 2013 kishte një xhiro vjetore prej 53 miliardë dollarë, është po aq interesante sepse për ta rregulluar oborrin e kampusit qendror në vend që të marr një makinë që pret kullota, për ta kryer këtë punë ai i lëshon në oborr 200 dhi.
Kur të themi internet “emri” i parë që na kujtohet është historia e Google, e cila filloi në një ditë vere të vitit 1995, pas takimit të dy të rinjve që studionin në Universitetin Standford, Larry Page dhe Sergey Brin. Dyshja të cilët mundohen të gjejnë një emër për ndërmarrjen që do ta themelojnë, pas afër një viti duke u inspiruar nga fjalia 'googol', vendosin që emri i ndërmarrjes të jetë Google. 'googol' që fillon me numrin 1 dhe të cilën e përcjellin 100 zero, ishte një fjalë e shpikur nga ana e nipit të Edëard Kasner, Milton Sirotta, në vitin 1938...
CEO-ja e vjetër dhe kryetarit i tanishëm ekzekutiv Eric Schmidt dhe përgjegjësi për produktet nënkryetari i Lartë Jonathan Rosenberg, të cilët me hapjen e Google synonin t'i rregullojnë të gjitha të dhënat në botë që të jenë të kapshme për të gjithë, hodhën nënshkrim për shtypjen e librit të ri “Si menaxhohet Google”.
Dy emrat e famshëm kur filluan për herë të parë punën në Google, kishin qenë udhëheqës ekspert në teknologji të cilët e kishin dëshmuar veten e tyre. Google, që në ato vite posedonte kapacitetin që shumë gjëra t'i bëj në mënyra të ndryshme, edhe atë në saje të principeve që i kishin vendosur themeluesit e tij në atë kohë. Eric dhe Jonathan, pa kaluar shumë kohë kishin kuptuar se për të qenë të suksesshëm ishte e nevojshme që të harrojnë gjithçka në lidhje me udhëheqjen dhe planifikimin e ndërmarrjes të cilën e kishin e mësuar deri në atë kohë dhe të fillojnë të zbulojnë nga fillimi.
Ja në 10 pika principet dhe menaxhimi i udhëheqjes së Googlee, e cila është një ndër kompanitë më të përfolura në botë.
1-Punoni bashkë, hani bashkë dhe jetoni bashkë
Kryesuesit e kompanisë bashkë me inxhinierët, kimistët, biologët, dizajnerët, arkitektët, doktorët, punonjësit, nxënësit dhe me të gjitha mendjet produktive të të gjithë sektorëve duhet punuar bashkë, të hamë bashkë dhe të jetojmë bashkë.
2-Mos bëni gjë të keqe
Një ditë në një mbledhje ku bisedonim për një ndryshim që do të vinte në sistemin e reklamimit dhe që do të sillte shumë profit, njëri nga inxhinierët lider i ra me grusht tavolinës dhe tha, “Këtë nuk mund ta bëjmë ngaqë do të sjellë të keqe”. Dhomën e kaploi një qetësi. Sikur të luhej ndonjë lojë pokeri në Perëndimin e Vjetër, dhe si çdo person aty njëri prej tyre me rrip të zi dhe me armë i akuzonte të tjerët për mashtrim. Në çdo moment, ndonjë tjetër sikur të ishte gati për ta nxjerrë armën e tij. Eric, atë ditë e kishte kuptuar se sa serioze ishte fjala “Mos bëni të keqe”.
3-Formoni kulturën 'Po'
Kultura 'Jo' është një dëshmi që tregon se kompania më ka humbur shpirtin e gjallë startup (të veprimit) dhe se ka marrë një formë “institucionale”. Mendjet produktive që përballen më shumë se ç'është nevoja me përgjigjen 'jo', me kalimin e kohës e braktisin mendjen pyetësore dhe rrezikohen me largim nga puna.
4-Jepni shpërblime pa kufi
Ashtu si lojtarët në botën e sportit që fitojnë shumë para, e njëjta gjendje duhet të vlej edhe për botën e punës. Nëse dëshironi që lojtari më i mirë të tregoj performancë edhe më të mirë, atëherë duhet të dini që edhe personat që punojnë apo punonjësit duhet të shpërblehen mirë.
5-Pranoni në punë njerëzit që duan të mësojnë
Disa nga specifikat që më shumë i kërkojmë nga anëtarët për punë në Google janë ata që zgjedhin trend të shpejtë, të cilët vazhdojnë të mësojnë edhe gjatë ushtrimit të punës. Këta “persona që mësojnë” janë po aq të zgjuar saqë mund t'i tejkalojnë edhe ndryshimet e dimensioneve shumë të mëdha, janë po aq të veçantë sa që mund të ndjejnë kënaqësi të jashtëzakonshme prej këtyre ndryshimeve.
6-Të thuash të vërtetën dhe të qenit të besueshëm
Ngarkoni punonjësit tuaj me një përgjegjësi që të parashtrojnë pyetje të vështira edhe sikur të jenë të dhimbshme duhet ta thonë të vërtetën.
7-Jepni vendime përmes të dhënave
Mbledhjet çdo herë i fillojmë me të dhëna. Asnjëri nuk mund ta bind një tjetër me fjali të tilla që fillojnë me “Sipas meje”. Nëse do mundohemi që të bindim dikë, përdorim fjali që fillojnë me “Sipas të dhënave që i kam”.
8-Nëse i doni, lërini që të shkojnë
Arsyeja e ndarjes së mendjeve më të mira produktive në shumicën e rasteve është që të fillojnë një nismë të re për veten e tyre. Atyre nuk duhet t’ua prishni entuziazmin. Mirëpo, lejoni ata që t'ju bëjnë një bisedë ashensori. (Biseda e ashensorit për sipërmarrësit do të thotë, “Ke 30 sekonda për të ndikuar tek unë me idenë tënde të re”.)
9-Rregulla 70/20/10
Vendosëm në funksion rregullën 70/20/10 për ndarjen e burimeve. 70% e burimeve harxhohen për punët tona kryesore, 20% për projektet që janë në zhvillim e sipër, kurse 10% ndahen për projektet e reja.
10-Rinovimi i strukturës mendore
Strukturat mendore veprojnë në atë drejtim sepse gabimet e ndërmarrjeve që kanë ngelur në shekullin e kaluar do të kushtojnë shumë, dhe se informimin më të gjerë për ecurinë e ndërmarrjes e mbajnë vetëm menaxherët e lartë. Përparësia e drejtuesve të këtij niveli është që të ndalojnë rrezikun, kurse në këtë rast vendimet merren nga ana e disa drejtuesve që janë të informuar.
PIKAT PËR TË CILAT DUHET KUJDESUR GJATË PRANIMIT TË PUNONJËSVE JANË
Merrni në punë personat që janë më të zgjuar dhe më të ditur se Ju.
Pranoni persona që do të rrisin vlerën e produkteve dhe të kulturës tuaj.
Merrni në punë njerëz që mbarojnë punë.
Pranoni në punë persona me entuziazëm, që motivojnë veten e tyre dhe njerëz me pasion.
Merrni në punë persona që do të inspirojnë kolegët dhe që do të punojnë mirë me ta.
Pranoni në punë njerëz që do të rriten bashkë me ekipin dhe ndërmarrjen në të cilën punojnë.
Merrni në punë persona që kanë interesa dhe aftësi të panumërta.
Merrni në punë vetëm atëherë kur ta gjeni anëtarin tuaj të mrekullueshëm.
Pranoni në punë persona që janë të vetëdijshëm për vlerat morale, dhe ata që mund të formojnë marrëdhënie të rregullta njerëzore.
Mos pranoni në punë njerëz që janë ngërthyer brenda një aftësie apo fushe interesi të caktuar.
Mos merrni në punë persona që preferojnë të punojnë në vetmi.
Mos merrni në punë persona që kërkojnë punë vetëm për qejf.
Mos pranoni në punë njerëz që janë të koncentruar vetëm në probleme.
Mos pranoni në punë persona që nuk kanë mundësi të jenë të dobishëm në punë.
Mos merrni në punë persona që nuk do t'ju vështirësojnë dhe që nuk do t'ju mësojnë asgjë.