Fejsbuku i bashkohet luftës kundër koronavirusit

Kompania Fejsbuk falas do të publikojë reklama të Organizatës Botërore të Shëndetësisë )OBSH), paralajmëroi sot themeluesi dhe pronar i kompanisë, Mark Zekerberg.

“Do t’i japim OBSH-së hapësirë reklamuese sa i nevojitet, së bashku me mbështetje tjetër të dobishme”, theksoi Zakerberg.

Shfrytëzuesit të cilët do të kërkojnë mesazhe për virusin do t’u dalin pop-ap informacione të cilat do t’i çojnë në faqen e OBSH-së apo organizatave lokale shëndetësore me lajme dhe këshilla më të reja, theksoi themeluesi i Fejsbukut, duke shtuar se do të hiqen të gjitha përm bajtjet me lajme të rreme dhe teori të komplotit, me qëllim të parandalohet përhapka e dezinformatave.

Fejsbuku do të punojë me ekspertë shëndetësor botërorë dhe do t’u japë mbështetje edhe organizatave të tjera.

Please publish modules in offcanvas position.