“Xheneral Motors” do të prodhojë 30.000 aparate për ventilim artificial

Departamenti i Shëndetësisë i SHBA-së ka arritur marrëveshje me prodhuesin e automjeteve “Xheneral motors” për të prodhuar 30.000 aparate ventilimi artificiale për mushkëri të bardha në vlerë prej 489,4 milionë dollarë.

Kjo është marrëveshja e parë për pajisje mjekësore në bazë të ligjit të prodhimit të mbrojtjes që nga viti 1950, sipas të cilit industria amerikane duhet të respektojë urdhrat shtetërorë për nevoja ushtarake. Presidenti Tramp ka njoftuar se do të përdorë ligjin për luftë kundër koronavirusit, siç është prodhimi i respiratorëve, aparateve pulmonar për ventilim artificial, maska ​​dhe mjete tjera për të shkatërruar sëmundjen Kovid-19.

“GM” dhe kompania “Ventek Llajf Sistems”, e specializuar për prodhimin e pajisjeve mjekësore, do të përpunojnë 30.000 aparate deri në fund të gushtit, me këtë rast 6.100 njësi do të dorëzohen deri më 1 qershor.

Sipas marrëveshjes, çmimi i secilit aparat kushton 16 mijë dollarë amerikanë, ose më i ulët se çmimi i tregut, që është rreth 50 mijë dollarë, e për çka u përmend edhe më parë nga autoritetet e Nju-Jorkut.

Javën e kaluar, një prodhues tjetër i automjeteve amerikane, “Ford Motor” gjithashtu kumtoi se së bashku me degë të specializuar në pajisjet mjekësore të “Xheneral Electrik”, do të prodhojnë 50.000 aparate në 100 ditët e ardhshme.