Gugëll bllokon miliona e-maile me temë për virusin korona

Kompania Gugëll (Google) sot bëri të ditur se mashtruesit për çdo ditë dërgojnë rreth 18 milionë e-maile të rreme për Kovid-19 deri te shfrytëzuesit e Gmail.

Gjiganti teknologjik bën të ditur se pandemia ka sjellë deri te shpërthimi i sulmeve mashtruese në të cilat kriminelët po tentojnë të mashtrojnë shfrytëzuesit që tua zbulojnë të dhënat e tyre personale, transmetoi Bi-Bi-Si.

Për këtë kompania për çdo ditë bllokon më shumë se 100 milionë e-maile të rreme, ndërsa javën e kaluar gati një e pesta e e-maileve të tilla ishin në lidhje me virusin korona.

Artikujt e Gmail i shfrytëzojnë 1,5 miliardë persona.