Arabia Saudite shpik për herë të parë Wi-Fi-në nënujore

Shkencëtarët e Arabisë Saudite kanë gjetur një mënyrë të re për t’u ofruar përdoruesve mundësinë për t’u lidhur në internet në një mjedis nënujor.

Studiuesit synojnë ta sjellin internetin në mjedise nënujore duke vendosur një sistem pa kabuj dhe kompakt, të quajtur Aqua-Fi, për të mbështetur aplikimet e sotme të internetit.

Aqua-Fi, një version i termit të zakonshëm Wi-Fi, është një metodë moderne e transmetimit të të dhënave, që është përshtatur për t’u përdorur në ambiente ujore.

Kjo metodë e internetit përdor valët e radios për të dërguar të dhëna nga telefoni inteligjent i një zhytësi në një kompjuter Raspberry Pi, të bashkangjitur me pajisjen në pjesën e pasme të tyre.

“Shpresojmë të përmirësojmë cilësinë e lidhjes dhe gamën e transmetimit me përbërës elektronikë më të shpejtë”, – deklaroi autori i gazetës, profesori i asociuar Basem Shihada. “Ne kemi krijuar një mënyrë relativisht të lirë dhe fleksibël për të lidhur mjediset nënujore me internetin global. Shpresojmë që një ditë, Aqua-Fi të jetë aq nën ujë i përdorur sa WiFi është mbi ujë”.