Fejsbuku ka fshirë shtatë milionë postime me informacione të rreme për koronavirusin

Fejsbuku ka fshirë më shumë se shtatë milionë postime në tremujorin e dytë të vitit sepse përmbanin informacione të rreme për koronavirusin, që mund ta dëmtojë shëndetin e njerëzve, njofton DPA.

Kompania ka dhënë edhe paralajmërim për rreth 98 milionë publikime për koronavirusin me përmbajtje të dyshimtë, por jo të rrezikshme, deklaroi zëvendëskryetarja e Fejsbukut Gaj Rozen, transmeton BTA.

Fejsbuku është nën presion të parandalojë lajme të rreme dhe ndërmerr qasje më të fuqishme drejtë përmbajtjeve muajt e fundit.

Kompania para pak kohe ka fshirë një postim nga faqja e internetit e Donald Trampit, sepse përmbante informacion të rremë në lidhje me pandeminë. Kompania tha se ka sanksionuar më pak porosi në lidhje me vetëvrasjet dhe vetë-dëmtimin, lakuriqësinë e fëmijëve dhe shfrytëzimin seksual midis prillit dhe qershorit për shkak se më pak moderatorë kanë punuar për shkak të pandemisë.