iPhone 12 është telefoni më i shitur i Apple, iPhone 12 mini një zhgënjim

iPhone 12 është një hit masiv sipas një hulumtimi të publikuar nga Consumer Intelligence Research Partners ku modeli 6.2-inç është më popullori i mbarë linjës së 2020.

Po sipas raportit, iPhone 12 mini ka provuar një zhgënjim. 76% e iPhone të shitur gjatë Tetorit dhe Nëntorit kanë qenë iPhone 12.

Vlen të theksohet se Apple vijon prodhimin e modeleve të vjetra të iPhone duke ju ulur koston dhe bërë më joshës për konsumatorët. Por fakti se pjesa më e madhe e iPhone të shitur janë modelet iPhone 12, kemi të bëjmë me një performancë impresionuese.

Vitin e kaluar iPhone 11 përbënte 69% të shitjeve totale të iPhone për të njëjtën periudhë. iPhone 12 6.1-inç përfaqësonte 27% të shitjeve, ndjekur nga iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max me 20% secili dhe iPhone 12 mini vetëm 6% të shitjeve.