Paguan pa kartelë, por me dorë pasi ka futur mikroçipin në dorë

Paguan pa kartelë, por me dorë pasi ka futur mikroçipin në dorë

Patrick Paumen shkakton bujë sa herë që paguan diçka në një dyqan apo restorant.

Kjo pasi 37-vjeçari nuk ka nevojë të përdorë kartën bankare apo celularin për të paguar. Në vend të kësaj, ai thjesht vendos dorën e majtë pranë lexuesit të kartave pa kontakt.

Një dritë e vogël LED nën lëkurën e tij shkëlqen menjëherë dhe pagesa kalon.

“Reagimet që marr nga arkëtarët janë të paçmueshme!” thotë Paumen, një roje sigurie nga Holanda.

Ai është në gjendje të paguajë duke përdorur dorën e tij, sepse në vitin 2019 ai futi një mikroçip pagese pa kontakt, pak më të madh se një kokërr orizi, të injektuar nën lëkurë.

“Procedura dhemb po aq sa kur dikush ju shtrëngon lëkurën”, thotë Paumen.

Një mikroçip u implantua për herë të parë te njeriu në vitin 1998, por vetëm gjatë dekadës së fundit teknologjia ka qenë e disponueshme në treg.

Dhe kur bëhet fjalë për çipat e pagesave të implantueshme, firma britaniko-polake, Walletmor, thotë se vitin e kaluar u bë kompania e parë që i ofroi ato për shitje.“Implanti mund të përdoret për të paguar një pije në plazh në Rio, një kafe në New York, një prerje flokësh në Paris – ose në dyqanin tuaj ushqimor lokal”, thotë themeluesi dhe shefi ekzekutiv Wojtek Paprota. “Ai mund të përdoret kudo ku pranohen pagesa pa kontakt”.