TikTok hoqi 113 milionë video në tre muaj

TikTok hoqi 113 milionë video në tre muaj

Rrjeti social TikTok hoqi më shumë se 113 milionë video midis prillit dhe qershorit të këtij viti, sipas raportit tremujor të kompanisë.

Video të shumta janë hequr për shkelje të rregullave të përdorimit, por kjo është vetëm një përqindje e vogël në krahasim me sasinë e përmbajtjes që publikohet në TikTok. Më saktësisht, 113 milionë video përfaqësojnë vetëm 1 për qind të numrit total të publikuar gjatë tre muajve.

Arsyeja më e zakonshme për heqjen e një videoje është shkelja e rregullave që lidhen me sigurinë e të miturve, që është pak më pak se 44 për qind e videove të hequra. Arsyet e tjera të shpeshta janë aktivitetet e paligjshme dhe mallrat e rregulluara, si dhe përmbajtjet e qarta dhe aktivitetet seksuale, sipas raportit.

Një numër në rritje i videove në TikTok po hiqen nga sistemet e automatizuara të platformës, me rreth 48 milionë të hequra tremujorin e kaluar. Gati 96 për qind e videove në periudhën tre mujore u hoqën përpara se përdoruesit t’i raportonin ato në TikTok. Kompania tha se përdor mjete të automatizuara dhe analiza njerëzore kur shqyrton përmbajtje që mund të shkelin kushtet e përdorimit.

Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, TikTok luftoi me përmbajtje luftarake mashtruese dhe të rreme që u shfaqën masivisht në platformë, duke ndaluar përfundimisht videot nga Rusia dhe duke futur etiketimin e mediave shtetërore.

Përpara zgjedhjeve në SHBA në nëntor, TikTok njoftoi se po ndalonte mbledhjen e fondeve për qëllime politike dhe kërkonte që profilet e qeverisë, politikanëve dhe partive politike të aplikonin për verifikim. Ky është një tregues se TikTok po bën më shumë përpjekje për të frenuar dezinformimin zgjedhor dhe reklamat politike që po “kalojnë” përmes ndikuesve, pavarësisht ndalimit.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.