Google zbuloi pamjen e Pixel Watch

Ora inteligjente e Google do të mbërrijë më 6 tetor dhe traileri zyrtar i publikuar zbulon pamjen e saj nga të gjitha këndet dhe në të gjitha ngjyrat në të cilat do të jetë e disponueshme.

Pas këtij klipi, i vetmi mister është madhësia e buzës së rrumbullakët.

Dizajni është mjaft unik dhe tërheqës, por kufiri i madh (bezel) mund ta prishë atë ndjeshëm.

Sa i përket byzylykut, ai duket modern por është i “frymëzuar” nga dizajni i Apple.

Spekulohet se Pixel Watch do të kushtojë midis 250 dhe 350 euro me lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, ose rreth 400 dollarë me funksionalitetin LTE.

Prezantimi i orës inteligjente është planifikuar për më 6 tetor.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.