Twitteri ka konfirmuar planin për të lejuar përdoruesit ta blejnë statusin e verifikuar me tik të kaltër për 8 dollarë në muaj, raporton BBC.
Në një përditësim për pajisjet e Applet, kompania ka thënë se kjo mundësi do të jetë e hapur për përdoruesit në shtete të caktuara që regjistrohen për shërbimin “Twitter Blue” për 8 dollarë në muaj.
Ndryshimi i politikës është kundërthënëse, pas shqetësimeve se platforma mund të vërshohet me llogari false.
Vendimi i pason blerjes së Twitterit nga njeriu më i pasur në botë Elon Musk, që ka pushuar gati gjysmën e forcës punëtore të kompanisë dhe ka shkarkuar bordin e drejtorëve.