Drejtimi I Dritës Ndikon Në Cilësinë E Fotografisë

Drejtimi I Dritës Ndikon Në Cilësinë E Fotografisë

Nuk është me rëndësi se a përdorni celular me Android apo me Ios, por në mënyrë shumë më të lehtë mund të bëni fotografi më kualitative.

Tani më fotografitë me celularë janë në nivelin më të lartë dhe kjo falë senzorëve, lenset dhe teknologjisë tjetër që përdoret.

Muaj më parë CEO i Apple-së Tim Cook  fotografinë që e bëri me Super Boël u bë temë e diskutimit. Sot kamerat e celularëve nëse përdoren si duhet mund të shihen nëpër galeritë që i hapin kompanitë e ndryshme.

  1. Nëse është e mundur ta bëni statike kamerën kur nuk ka shumë dritë: Veçanërisht kur kemi pak dritë, që të sigurohet një video me kualitet më të mirë nevojitet që të mbahet celulari më drejtë në një pozicion të palëvizshëm. Për ta mbajtur statike mund të përdoret tri-pode si edhe mund të vendoset në tokë apo diku drejt duke i vënë ndonjë send që mos të bie ngjashëm sikurse kamera.
  2. Përdorni sustat për të bërë zë: Këtë veçori e anashkalojnë përdoruesit e ri. Në shumicën e sustave që i përdorim ne mund të dëgjojmë zëra. Për të fotografuar nga një pozitë e rëndë duhet të kemi kujdes mos ta lëvizim dorën sepse mund të nxjerrim një fotografi me kualitet të dobët. Që ta minimizojmë këtë rrezik duhet të fotografoni duke e shtypur sustën, dhe jo të bëni fotografi duke e prekur ekranin e celularit.
  3. HDR-në leni të hapur: HDR që nënkupton High Dynamic Range, luan rol të rëndësishëm gjatë fotografimit. Gjatë fotografimit drita luan rol të madh, por HDR-ja mundëson që në pjesët më të errëta të keni dritë. E thjeshtë është të thuhet se HDR-ja ndihmon në balancimin e ndriçimit të dritës nëpër fotografitë që i fotografojmë. Kur bëni fotografi duke e përdorur HDR-në bëni disa fotografi dhe kjo ua mundëson që ta përdorim opsionin për ta bërë fotografinë me dritë edhe në vendet ku ka errësirë. Prandaj gjatë fotografimit me HDR procesi mund të zgjatë pak më gjatë. Për ato që përdorin telefona si Iphone, Galaxy 7 për të bërë fotografi më kualitative ka një opsion që duhet të mbahet i hapur.
  4. Blicin mbani të mbyllur: Gjatë fotografimit të përdorësh blicin sigurisht që nuk është një gabim. Veçanërisht na nevojitet blici kur kemi errësirë. Kur e rregullojmë automatik blicin ndonjëherë mund të përdoret kur do të ketë nevojë. Por kur i vjen ndonjëherë tepër dritë nuk del mirë fotografia. Për këtë arsye blicin çdo herë e mbani të mbyllur. Nëse ndonjëherë me të vërtetë ju nevojitet blici përdorni atë dhe më pas mbyllni. Edhe pse e keni të mbyllur blicin mund të bëni dhjetëra fotografi kualitative.
  5. Keni kujdes nga cila anë do vij drita: Edhe nëse jeni duke fotografuar me Iphone ose me ndonjë aparat profesional, vëmendje më të madhe duhet ti kushtoni dritës. Shembull nëse drita i bie mbrapa sendit apo objektit që do ta fotografoni, atëherë fotografia do të del e errët dhe nuk do të ketë dritë të mjaftueshme. Kësaj i thonë dritë e mbrapshtë. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes se nga vjen drita gjatë fotografimit sepse ajo ndikon shumë në kualitetin e fotografisë.
  6. Ti shfrytëzojmë të gjitha opsionet: Siç e cekëm më lartë me rëndësi është që të ketë dritë të mjaftueshme gjatë fotografimit, por drejtimi i dritës është ajo që kufizon kreativitetin tuaj. Ndonjëherë kur dëshironi të fotografoni diçka, bëni një fotografi që do ta kapnit objektivin nga ndonjë kënd dhe fotografia ka dal shumë bukur. Nëse fotografia del pa dritë ajo mund të rregullohet me anë të programeve të ndryshme. Për këtë arsye para se të fotografoni duhet të përgatitni dhe të keni kujdes vendin ku fotografoni.
  7. Vendosni një distancë të mirë: Varësisht se çfarë dëshironi të fotografoni duhet të vendosni distancën. Nëse vendosim të fotografojmë brendinë e hundës nuk është një ide e mirë. Varësisht se çka do të fotografohet duhet të merret një pozicion i mirë që të arrihet një fotografi me kualitet të madh.
  8. Planin e parë dhe atë final duhet ta vlerësoni mirë: Kjo është gjëja që duhet të kemi kujdes më shumë. Shembull nëse keni fotografuar diçka të mirë, por mbrapa në murr ka shkrime të shkruara, fjalë banale atëherë automatikisht ja keni humbur kualitetin fotografisë. Për këtë arsye para se të fotografoni shikoni mirë se ku dëshironi të realizoni fotografinë dhe çka fshihet pas saj.
  9. Duhet ta kapni momentin: Të gjitha sendet i renditëm , blici, drita, opsioni, balancimi mos u mendoni shumë sepse kohë nuk keni. Për këtë arsye shtypni sustën dhe fotografoni sepse do fotografoni diçka. Sikur Tim Cook në Super Bloë që e bëri fotografinë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.