"Shkupi" nuk ndalet, mundi edhe "Ilirët"

"Shkupi" nuk ndalet, mundi edhe "Ilirët"

"Shkupi" ka shënuar edhe fitoren e tretë me rradhë në edicionin e sivjetshëm duke mundur ekipin kumanovarë Rojal Ilirët me rezultatin 6:4. Ishte kjo ndeshja e javës së 17-të, në të cilën "bardhekaltërit" nga Çairi arritën edhe fitoren e 12-të, falë së cilës vazhdojnë të ruajnë pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit.

Nikolla Dimovski ishte autor i golit të parë përballë Ilirëve, edhe atë vetëm pas 105 sekondash lojë, ndërkohë rezultatin në 2:0 e ngriti Rexhep Sulejmani në minutën e 3-të. Loja e shkëlqyeshme e vendasve vazhdoi, ndërsa si rezultat në minutën e 10-të Erol Dalip shënoi për 3:0. Mysafirët nga Kumanova pas 11 minutash e 39 sekonda me anë të Erkan Alliut shënuan golin e parë në rrjetën e Berat Jakupit, i cili u kundërpërgjigjë me një gol personal të shënuar në minutën e 19-të. Gardiani i Shkupit duke dashur të pastrojë një top para portës së tij, e goditi shumë fortë topin, ndërsa duke përfituar nga intervenimi i dobët i portierit kundërshtarë, Stefan Stankoviq, iu gëzua golit të parë nga loja për rezultat 4:1. Mirëpo këtu nuk ishte edhe fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi rradhën e kishte golashënuesi më i mirë i kampionatit, Erkan Seferi i cili shënoi golin e 5-të për Shkupin, për rezultat përfundimtarë të 20-të minutëshit të parë, Shkupi – Ilirët 5:1. Në pjesën e dytë Shkupi u tërhoq me vetëdije për ti lëshuar hapësirë kundërshtarit që e shfrytëzoi një gjë të tillë duke shënuar dy gola në vazhdimësi me anë të Arijat Osmanit dhe Erkan Aliut, i cili ishte ndër futbollistët më të disponuar te skuadra kumanovare. Megjithatë për qetësinë e duhur të skuadrës vendase u përkujdes Erkan Seferi me golin e tij të dytë personal të shënuar në minutën (35:29) për rezultat 6:3, ndërkohë Erkan Aliu vetëm pas 15 sekondave shënoi edhe golin e katërt për Ilirët, që njëherit ishte edhe goli i fundit i këtij takimi, Shkupi 6, Ilirët 4. Me këtë fitore Shkupi vazhdon të ruajë pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë po aq sa ka edhe Hedisi në pozitën e tretë, ndërkohë Juventus Serava me 30 pikë renditet në pozitën e katërt. Pikërisht kundër rivalit lokal, Juventusit, skuadra e Shkupit do të zhvillojë ndeshjen e javës së 18-të që në program është me datë 5 mars me fillim në ora 17:30.

Please publish modules in offcanvas position.