Të parët e EURO 2016...

Të parët e EURO 2016...

Për herë të parë  në Kampionatin Evropian 2106 arritën të depërtojnë ose më mirë të themi të kualifikohen shumë shtete duke i lënë pas edhe shtetet të cilat në fillim konsidero0heshin si kandidat për fitimin e këtij titulli. Shtetet si Islanda, Uellsi, Sllovakia, Irlanda Veriore dhe Shqipëria për herë të parë në historinë e Kampionatit Evropian do të jenë pjesë e saj.

Kampionati Evropian 2016, i cili do të mbahet në Francë është kampionati i 15-të me radhë. Në këtë kampionat, ku për herë të parë në histori e Evropianit, do të marr pjesë edhe kombëtarja shqiptare do të bëhemi dëshmitarë të shumë ndeshjeve të vrullshme dhe mjaft interesante. Rritja e numrit të skuadrave që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian 2016, në gjithsej 24, gjithashtu rriti mundësinë për pjesëmarrjen edhe të disa shteteve të tjera në këtë kampionat. Si përfundim në pah dolën rezultate interesante.... Ajka e futbollit Holanda, kampioni Evropian i vitit 2004 Greqia, dhe Serbia me një skuadër me vlerë prej 200 milion euro, këtë kampionat do ta përcjellin nga shtëpitë e tyre. Shtetet si Islanda, Uellsi, Shqipëria, Sllovakia dhe Irlanda Veriore për herë të parë në historinë e futbollit do të marrin pjesë në një Kampionat Evropian.

Rëndësia që i jepet stërvitjes së të rinjve...

Islanda që është nën udhëheqjen e Lars Lagerbäck, e cila përfundoi lojërat e kualifikimit me 20 pikë në Grupin A, biletën për kualifikim në kampionatin e Evropian të Francës e kishte siguruar dy janë para përfundimit të takimeve pasi diferenca me skuadrat ndjekëse është shumë e madhe. Islanda me një popullsi prej 323 mijë banorë, një popullsi kjo sa një qytet me madhësi mesatare në SHBA-të, hapin e parë në arenën ndërkombëtare e bëri në vitin 2014, gjegjësisht në Kampionatin Botëror. Suksesi i arritur në vitet e fundit ka të bëj me stërvitjen e të rinjve. Në këtë shtet ekzistojnë 25 fusha sportive të cilët nuk ndikohen as nga koha e keqe, dhe mbi 150 fusha të vogla sporti. Të gjitha këto janë ndërtuar pas vitit 2000. Në radhitjen e FIFA në muajin tetor në mesin e 209 ekipeve, Islanda u rendit në vendin e 23-të, kurse vlera e përgjithshme e ekipit kushton 50 milion euro. Lojtarët më të mirë të Islandës janë Gylfi Sigurdsson i cili luan për ekipin Svansi City, i cili gjithashtu i ka edhe 6 gola në kualifikimet për Euro 2006, dhe Kolbeinn Sigthorsson me tre gola.

Gareth Bale dhe shokët e tij....

Edhe Uellsi i cili në 10 ndeshjet e kualifikimeve morri 6 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, gjithsej me 21 pikë të grumbulluara për herë të parë kualifikohet në Euro 2016. Gareth Bale, lojtari i Real Madrid ka një meritë të madhe në kualifikimin e Uells-it në këtë kampionat me 7 gola të shënuar dhe 2 asistime. Taktika e ekipit të Uellsit që është nën udhëheqjen e Chris Coleman bazohet në një lojë me tempo të lartë. Uellsi, një shtet që mbijeton nën hijen e Anglisë, nuk arrinte që të tregoj sukses në arenën ndërkombëtare. Ekipi në të cilën si lojtarë kryesor figuron Bale, pas arriti të sigurojë katër pikë nga gajshtë të mundshme me reprezentacionin e Belgjikës, tërhoqi vëmendjen e opinionit, dhe me një pikë që do t'i fitonte në dy ndeshjet e fundit do t'i mjaftonte që të plasohet në Euro 2016.

Te paret e EURO 2016 2 8f20e

Për herë të parë në 104 vjet

Shqipëria është surpriza më e madhe e turneut, ngaqë për herë të parë merr pjesë në një turne të madh. Kuq e Zinjtë të cilët zhvilluan ndeshjet në grupin e parë të grupeve të kualifikimit, fituan Armeninë jashtë me 3 – 0, duke siguruar gjithsej 14 pikë u vendos në vend të dytë menjëherë pas Portugalisë, me të cilën siguroi biletën për në Euro 2016. Në krye të ekipit të Kuq e Zinjve, të cilët lanë mbrapa ekipet si Danimarka, Serbia dhe Armenia është trajneri me përkatësi italiane Gianni De Biasi. Shqipëria me një popullsi prej afër 4 milion banorë, dhe si një shtet me histori 104 vjeçare, përdorë një taktikë me mbrojtje të fuqishme. Frutat e saj ekipi i Kuq e Zinjve i mblodhi duke pranuar vetëm 5 gola në rrjetin e tyre gjatë tërë ndeshjeve të kualifikimeve. Lorik Cana, Ermir Lenjani, Elseid Hysaj dhe portieri Erit Berisha janë lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares Kuq e Zi.

Të parët “nga të dytët”...

Sllovakia, e cila u radhit në vendin e 18 nga ana e FIFA-s në vlerësimin që u bë në muajin tetor ishte një ndër kombëtaret që u kualifikuan direkt në Euro 2016. Sllovakia, e cila njihej me llagapin “Përfaqësuesit” me 22 pikë të fituara në kualifikimet për Euro 2016, që u rendit në vendin e dytë ishte një ndër kombëtaret me më shumë pika të fituara. Në vitin 2010 në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Afrikën Jugore, Sllovakia u klasifikua si një nga skuadrat më të dobëta. Ky sukses për Sllovakinë, e cila njihet me rëndësinë që i jep të rinjve, ishte suksesi i parë në arenën botërore. Emrat e parë që na figurojnë në mendje nga kombëtarja e Sllovakisë janë Marek Hamsik i Napolit, Martin Skrtel i Liverpool, Miroslav Stoch i Bursaspor dhe Juraj Kucka nga ekipi i Milanit.

Loja me disiplinë dhe loja ekipore

Irlanda Veriore nën udhëheqjen e Michaek O'Neil, përfundoi grupin kualifikues në vend të parë me 21 pikë duke siguruar biletën për në kampionat. Irlanda Veriore la mbrapa kundërshtarë shumë të rëndësishëm në grupin kualifikues, si Romania, Hungaria, Finlanda, Ishujt Faroe dhe Greqinë. Irlanda Veriore, e cila me një strukturë loje të disiplinuar , që i jepte rëndësi lojës ekipore, humbi vetëm një ndeshje edhe atë përballë Rumanisë. Ushtria Bardhë e Gjelbër, edhe pse tre herë ka arritur që të kualifikohet në Kampionatin Botëror, është hera e parë që kualifikohet në Kampionatin Evropian. Kyle Lafferty, lojtar i Norvich City ka dhënë një mbështetje të madhe në kualifikimin e kombëtares së Irlandës në Euro 2016.

Mjeshtrit në punë

Polonia, e cila në lojërat kualifikuese nga 10 ndeshjet që i realizoi fitoi 6, tre ndeshje i përfundoi me barazim dhe njërën me humbje, arriti që të mbledh plot 21 pikë. Peshën më të madhe për ta siguruar biletën për në Francë e mbajti një nga yjet më të rëndësishme të prodhuar nga ky shtet, Robert Levandoski. Levandoski, me 13 gola të shënuara dhe me tre asistime, gjithashtu arriti që të vë në kokë kurorën e golashënuesit më të mirë në lojërat kualifikuese. Suedia, e cila është nën udhëheqjen e trajnerit Erik Hamren, përfundoi në vend të tretë, por që më vonë arriti të kualifikohet pas fitores në play-off përballë Danimarkës. Lojtari më i mirë i të verdhëve padyshim që është Zlatan Ibrahimoviç. Ibra, i cili në 8 ndeshje kualifikuese arriti t'i shënoj 8 gola dhe një gol e shënoi në play-off.

Please publish modules in offcanvas position.