LK: Reali ka eliminuar PSZH-në, Liverpuli lehtë në çerekfinale

LK: Reali ka eliminuar PSZH-në, Liverpuli lehtë në çerekfinale

Real Madridi arriti ta eliminojë PSZH-në dhe të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

"Mbretërit" fituan me rezultatin 2:1 në kryeqytetin francez në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në turneun më prestigjioz të futbollit në Kontinentin e vjetër.

Kështu me rezultat të përgjithshëm 5:2 në dy ndeshjet, "mbretërit" vazhdojnë me mbrojtjen e titullit.

Ronaldo e hapi rezultatin me gol në minutën e 51-të. Kavani barazoi në minutën e 71-të, ndërsa Kasemiro e vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 80-të.

Definitivisht në ekipin parisien u ndje mungesa e yllit Nejmar. Braziliani është lënduar rëndë dhe nuk ka luajtur sot pasi u operua javën e kaluar.

Parisienët mbetën edhe me një lojtar më pak në minutën e 65-të për shkak të kartonit të kuq të Veratit.

Liverpuli gjithashtu u kualifikua mes tetë ekipeve më të mira në Evropë, pasi e ka eliminuar Porton.

Ndeshje kthyese në "Enfild" përfundoi pa gola, por gjithçka ishte e qartë pas ndeshjes së parë, në të cilën Liverpuli e mposhti kundërshtarin e tyre si mysafir me 5:0.

Please publish modules in offcanvas position.