Kurtoa e ndërmerr përgjegjësinë për golin e parë

Kurtoa e ndërmerr përgjegjësinë për golin e parë

Portieri i Çelsit, Tibo Kurtoa pranoi se goli i parë i Lionel Mesit në fitoren e Barcelonës me rezultatin 3:0 në "Kamp Nou" ishte me fajin e tij.

"Nuk merituam të eliminohemi, por disa gabime na kushtuan shumë shtrenjtë, duke përfshirë edhe timin gjatë golit të parë. Nuk prita që Mesi të godasë nga një kënd aq të vogël dhe për këtë shkak nuk arritra të vendosem mirë. Ne nuk i realizuam gjasat tona, ndërsa Barcelona i shfrytëzoi gabimet tona. Kjo është edhe mungesë e fatit. Mesi shpesh me shënon dhe kjo më iriton, por nuk iki nga përgjegjësia. Kam pasur edhe mbrojtje të mira, por lejuam katër gola dhe u eliminuam", deklaroi portieri i Çelsit.

Please publish modules in offcanvas position.