Azari do të largohet nga Çelsi nëse nuk sigurohet vend në LK

Azari do të largohet nga Çelsi nëse nuk sigurohet vend në LK

Futbollisti më i mirë i Çellsit, Eden Azar, ka paralajmëruar largim nga klubit nëse "blutë" e Londrës në sezonin e ardhshëm nuk sigurojnë vend në Ligën e Kampionëve.

Belgu dëshiron edhe sezonin e ardhshëm luajë në ndeshjet elitare, ndërsa mosplasmani eventual në LK mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në klub.

Mediat angleze lajmërojnë se përveç Azarit, në listë për largim janë edhe Kurtoa, Fabregas, Zhiru, David Luiz, Pedro.

Për momentin Çelsi është në pozitën e pestë në Premier Ligën me tetë pikë prapa pozitës që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Please publish modules in offcanvas position.