Dibala krah për krahu me legjendat më të mëdhenj të Juventusit

Dibala krah për krahu me legjendat më të mëdhenj të Juventusit

Sulmuesi i kampionit italian Juventus, Paulo Dibala është radhitur afër legjendave më të mëdhenj të "biankonerëve".

Dibala dje shënoi het-trik në fitoren me rezultatin 4:2 si myasafir ndaj Beneventos. Për herë të tretë këtë sezon në Seria A këtë sezon, argjentinasi shënoi tre gola në një ndeshje, pas Xhenovës (4:2) dhe Sasuolos (3:1). Para kësaj, diçka të tillë kanë bërë Omari Sivori (1960/61), Xhon Çarls (1957/58), Xhampiero Boniperti (1949/50)...

"Çdoherë është rëndë të luhet kundër ekipeve të cilat nuk kanë çka të humbin. E ngjashme ishte edhe situata kundër SPAL. Për këtë shkak nuk duhej të dilnim në pjesën e dytë me medimin se gjithçka ka përfunduar. Duhej ta ruanim përqëndrimin", deklaroi Dibala.

Ai pastaj e komentoi edhe betejën për titull me Napolin.

"Beteja do të jetë deri në fund, pra nuk mund të lejojmë të humbim pikë", shtoi argjentinasi.

Please publish modules in offcanvas position.