E bëjnë vetëm japonezët, çfarë ndodhi tek dhomat e zhveshjes pas humbjes ndaj Belgjikës

E bëjnë vetëm japonezët, çfarë ndodhi tek dhomat e zhveshjes pas humbjes ndaj Belgjikës

Humbja dramatike 3-2 në sekondat e fundit nxori Japoninë nga Botërori.

 

Edhe pse ishin në avantazh të 2 golave, japonezët nuk arritën të kalonin më tej, duke u përmbysur nga Belgjika.

10101 72732

Edhe pse një eliminim i hidhur, dhe trishtimi i lojtarëve dhe stafit teknik ishte shumë i madh, ata e pastruan dhomën e tyre të zhveshjes përpara se të largoheshin.

Përveç kësaj, japonezët kishin lënë edhe një letër ku shkruhej “Faleminderit” në rusisht.

Fotoja e dhomës së zhveshjes të pastruar nga japonezët është duke bërë xhiron e internetit dhe të shumta kanë qenë komentet pozitive për ketë gjest që duhet marrë shembull.

Please publish modules in offcanvas position.