Xherdan Shaqiri transferohet te gjiganti i Premier Leagues

Xherdan Shaqiri transferohet te gjiganti i Premier Leagues

Xherdan Shaqiri ka bërë një paraqitje tëpër të mirë në këtë Botëror me skuadrën e Zvicrës.

 

Pas kësaj paraqitje janë shtuar shumë kërkesat për të dhe së fundmi njoftohet se ai do të transferohet te skuadra e Liverpool.

Sipas “Telegraph”, Liverpooli ka rënë dakord të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së 26-vjeçarit, që besohet të jetë diku 13.75 milionë paund.

Këtë të premte do të kryhen edhe vizitat, sipas këtij tabloidi, e duke qenë se nuk pritet të zbulohet ndonjë problem shëndetësor, kosovari zviceran do të jetë blerja e tretë e klubit.

“Të kuqtë” nga “Anfield Road” kanë firmosur deri tani me Naby Keita dhe Fabinhon gjatë kësaj vere, ndërkohë që përpjekjet e tyre për t’i rrëmbyer Lionit, kapitenin Nabil Fekir ngecën gjatë muajit qershor për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen fizike të tij.

Liverpooli do të jetë një tjetër mundësi e artë për anësorin zviceran për t’u riafirmuar në nivelet më të larta, pasi nuk mundi të shkëlqente me Bayern Munchen dhe Interin.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.