Modriç fudbollisti më i mirë i FIFA-s për vitin 2018

Modriç fudbollisti më i mirë i FIFA-s për vitin 2018

Fudbollisti kroat Lluka Modriq është zgjedhur lojtar i vitit në zgjedhjen e FIFA-s për vitin 2018.

 

Mesfushori i Real Madridit u zgjodh para ish bashkëlojtarit të tij në Real Madrid, Kristiano Ronaldo dhe sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah.

"Nder është për mua të jem këtu para jush me këtë çmim të madh. Dëshiroj t'i uroj Mohamed Salahun dhe Kristiano Ronaldon. Jam i sigurtë se Mo do të ketë mundësi të re të garojë për këtë çmim. Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë me të cilët kam punuar gjatë viteve të fundit. E falënderoj familjen time, pa të cilët nuk do të isha lojtari dhe personaliteti që jam sot. I falënderoj fansat nga tërë bota për përkrahjen e shkëlqyeshme që ma japin. Faleminderit për të gjithë që votuan për mua", deklaroi Luka Modriq pas fitimit të çmimit.

Please publish modules in offcanvas position.