UEFA për shkak të Superligës mendon ta ndryshojë orarin e LK-së

UEFA për shkak të Superligës mendon ta ndryshojë orarin e LK-së

Federata Evropiane e Futbollit mendon ta ndërrojë orarin në euro-kupat, publikoi “AS”.

 

Takimet e Ligës së kampionëve të cilat tani luhen të martën dhe të mërkurën mund të caktohen sërish gjatë uikendit. Në vend të asaj, ndeshjet e kampionateve kombëtare të luhen të martën dhe të mërkurën, është ide e UEFA-s.

Ideja e tillë mund të sillet për shkak të krijimit të mundshëm të Super ligës, në të cilën do të marrin pjesë 16 klube të shquara evropiane.

Ky do të jetë turne i mbyllur. Njëmbëdhjetë ekipe, Real Madrid, Barcelona, Mançester Junajted, Çelzi, Arsenal, Mançester Siti, Liverpul, PSZH, Juventus, Milan dhe Baern Munih mund të jenë me vend të garantuar çdo sezon, përderisa pesë ekipe do të jenë në rolin e mysafirëve. Ato janë Atletiko Madrid, Borusija Dortmund, Marsej, Inter dhe Roma.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.