Lebron u ngjit në vendin e pestë të listës së shënuesve më të mirë në NBA

Lebron u ngjit në vendin e pestë të listës së shënuesve më të mirë në NBA

Los Anxhelos, 15 nëntor 2018 (MIA) – Një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e ligës së NBA, Lebron Xhejms depërtoi në vendin e pestë në listën e shënuesve të përhershëm më të mirë, pasi sot herët në mëngjes në fitoren e Lejkersit ndaj Portlandit (126:117) arriti 44 pikë.

 

Xhejmsit i ka munguar vetëm një asistim të shënojë “tripëll-dabëll” Ai takimin e përfundoi me 10 kërcime dhe nëntë asistime.

Ylli i i Lejkersit me 44 pikët kundër Portlandit, arriti gjithsej 31.425 pikë në karrierën e tij,

Në listën e shënuesve më të mirë para Lebron janë:

1.Karim Abdul Xhabar 38.387
2.Karl Meloun 36,928
3.Kobi Brajant 33.643
4.Majkëll Xhordan 32.292. 

Please publish modules in offcanvas position.