Klop: Deri më tani kemi luajtur mirë në terrenin tonë, ndërsa sonte duhet të jemi akoma më të mirë

Klop: Deri më tani kemi luajtur mirë në terrenin tonë, ndërsa sonte duhet të jemi akoma më të mirë

 Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop në pritje të ndeshjes së xhiros së gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, tha se ekipi i tij deri më tani është ballafaquar mirë me kundërshtarët në terrenin e vet, ndërsa për ndeshjen e djeshme me Napolin tha se do të duhet të jenë akoma më të mirë.

 

“Në terrenin tonë kemi funksionuar mirë. Na pret edhe një ndeshje në Ligën e Kampionëve në terrenin vendor. Sonte kundër Napolit duhet të jemi akoma më të mirë. Nuk arritëm të fitojmë pikë në tre pjesëmarrjet në grup dhe tani për të kaluar në fazën e radhës na duhet triumfi ndaj Napolit”, deklaroi Klop.

Ndeshja e parë në Napoli përfundoi me fitoren e ekipit italian 1:0 ndërsa tani “të kuqtë” do të “rendin” pas triumfit më bindës.

Ndeshja në “Enfild” fillon në orën 21.

Tabela grupi C para zhvillimit të xhiros së fundit:

Napoli 9 pikë
PSZH 8
Liverpuli 6
Cërvena Xvezda 4

Please publish modules in offcanvas position.