Solskjer me padurim pret të fillojë me punën e re në Mançester Junajted

Solskjer me padurim pret të fillojë me punën e re në Mançester Junajted

Ole Gunar Solskjer, i cili u emërua menaxher i përkohshëm i Mançester Junajted deri në fund të këtij sezoni, tha se me padurim pret që të fillojë me punën e re.

 

“Mançester Junajted është në zemrën time dhe bukur është të kthehem në këtë post. Me padurim pres të fillojë me punë me një ekip shumë të talentuar që e kemi, si dhe të bashkëpunoj me të gjithë në klub”, thotë Solskjer.

Ai në këtë post vjen në vendin e Zhoze Murinjos, i cili dje u largua nga klubi për shkak të rezultateve të dobëta.

Si lojtar Solskjer ishte pjesë e ekipit nga “Old Traford” në periudhën 1996-2007. Ka luajtur 366 ndeshje dhe ka shënuar 126 gola.

Solskjer në vitin 2008 u bë menaxher i ekipit rezerv të Mançesterit, e pastaj e ka ndërmarrë rolin e menaxherit në Molde të Norvegjisë.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.