Manchester City fitime të rekord nga marveshja me Puma-n

Manchester City fitime të rekord nga marveshja me Puma-n

Sheiku Mansur bin Zayd Al Nahyan i cili është pronar i Manchester City-t nuk ngopet me para.

 

Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me sponsorin e ri teknik, Puma, për 10 vitet e ardhshme, me një total prej 750 milionë eurosh, reth 75 milionë në sezon.

Sponsori paraardhës, Nike, u jepte Qytetarve vetëm 24 milionë euro në vit, çka do të thotë se më marrëveshjen e re kemi trefishim të shumës totale që përfiton klubi anglez.

Mes futbollistëve të City-t Puma ka kontrata individuale me emra të tillë si Kompany, Aguero dhe Silva, por kompania e njohur gjermane e veshjeve sportive synon të arrijë marrëveshje edhe me Sane dhe De Bruyne.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.