Lebron: Tashmë mendojmë për sezonin e ardhshëm

Lebron: Tashmë mendojmë për sezonin e ardhshëm

Ylli i Los Angjelos lejkërs, Lebron Xhejms e komentoi humbjen nga Njujorku mbrëmë me rezultat 123:124.

 

Në fund të ndeshjes Xhejms pati mundësi të sigurojë fitore për ekipin e tij, por tentimi i tij u bllokua nga Mario Hezonja.

“Nuk më pëlqeu fakti se humbën në fund. Si njeri i cili çdoherë synon të fitojë, nuk më pëlqeu, se nuk u paraqita mjaft mirë në momentin kyç. Nuk ka dallim të madh mes rezultateve tek Lejkërs dhe Njujorku. Që të dy ekipet humbën mundësinë të arrijnë në plej-of. Po, kemi disa fitore më shumë, por ne dhe ata jemi të fokusuar në sezonin e ardhshëm”, deklaroi Xhejms.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.