Mesi kthehet në kombëtaren e Argjentinës

Messi kthehet në kombëtaren e Argjentinës

Kapiteni i Barcelonës, Leo Mesi i është bashkëngjitur sot kombëtares argjentinase në kampin stërvitor në Real Madrid, Valdebebas. Ai do të luajë për herë të parë për kombëtaren argjentinase në KB në Rusi, në ndeshje miqësore kundër Venezuelës në stadiumin e Atletiko Madridit.

 

Krahas ndeshjes kundër Venezuelës të premten në Madrid, Argjentina do të luajë kundër Marokout katër ditë më vonë.

Pasi që ra nga 1/8 e finales në KB në Rusi, Mesi mori pauzë për ndëshjet e ekipit kombëtar e cila solli deri te spekulimet se nuk do të luajë më për “gauçozët”.

Kohët e fundit Mesi ka shkëlqyer- “het trik” në fitoren 4:1 kundër Betisit të dielën. Me 29 gola të shënuar ai është golashënuesi i parë në Spanjë këtë sezon.

Please publish modules in offcanvas position.