Përfaqësues i lartë i UEFA-s për vizitë në komunën e Çairit

Përfaqësues i lartë i UEFA-s për vizitë në komunën e Çairit

Në drejtim të përparimit të infrastrukturës së fudbollit në stadiumet në vend dhe projeteve veçmë të paralajmëruara për ndërtimin e tribunave në stadiume në Çair dhe “Biljanini Izvori” në Ohër, kryetari i Federatës së fudbollit, Muhamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Petrovski si nikoqirë të mysafirit të lartë nga UEFA, Tjeri Favre, udhëheqës i programit të UEFA-s “Het Trik”, realizuan takim me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe përfaqësues të komunës.

 

“Ishte nder dhe kënaqësi të realizoj takim pune në Komunën e Çairit me përfaqësuesin e lartë të UEFA-së, njëherit edhe udhëheqësin e programit ‘Hat Trik’ Tieri Favre, kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini dhe sekretarin e Federatës, Filip Popovski për të diskutuar rreth detajeve të projektit tonë të përbashkët për ndërtimin e tribunës së K.F. Shkupi dhe rrjedhën e procesit ndërtimor të saj. Një takim ku rrallë herë me entuziazëm të madh, larg politikës ditore u bisedua për nevojën e madhe të përmirësimit të kushteve infrastrukturore sportive në një vend si Çairi që jeton dhe frymon për sport e këtë më së miri e dëshmojnë sukseset e vazhdueshme të sportistëve tanë”, tha Ganiu.

Ai me këtë rast ka shprehur falënderim të sinqertë ndaj Tieri Favre për përkrahjen maksimale dhe që arriti të na ndihmojë këtë projekt ta bëjmë pjesë të Buxhetit të UEFA-së për vitin 2019.

“Po ashtu shpreha mirënjohje të thellë ndaj udhëheqësisë së Federatës së Futbollit vendor për bashkëpunimin korrekt në suaza të përpilimit dhe ndihmën që do të japin në implementimin e projektit”, tha Ganiu.

Favre gjatë takimit tha se si UEFA çdoherë do të japin përkrahje për këto lloje të projekteve dhe më e rëndësishmja është se pas realizimit të këtij projekti, stadiumi në Çair nuk do të jetë vetëm në shërbim të klubit të saj lokal, por edhe të Kombëtares së futbollit vendor.

“Kuptuam sa e duan njerëzit këtu futbollin, sa vlerë ka KF Shkupi për ta dhe vendosëm të ndihmojmë në maksimum. Takimin e përmbyllëm me vizitën që i bëmë stadiumit ku së shpejti do të fillojë puna intensive”, tha Favre.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.