Barcelona dhe Ajaksi gjysmëfinalistë të parë në Ligën e kampionëve

Barcelona dhe Ajaksi gjysmëfinalistë të parë në Ligën e kampionëve

Ekipet e Barcelonës dhe Ajaksit kanë siguruar pjesëmarrje në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve pas fitoreve mbi rivalët në ndeshjet kthyese të fazës së çerekfinales.

Barcelona për herë të dytë e ka mposhtur Mançester Junajtedin këtë herë me 3:0 dhe me gjithsej 4:0 shkon në rrethin tjetër. Golashënues në “Kamp Nou” kanë qenë Lionel Mesi (dy) dhe Kutinjo (një).

Në ndeshjen e mbrëmshme të dytë mes Juventusit dhe Ajaksit, ekipi holandez ka ofruar sensacion në eliminimin e italianëve. Pas barazimit në Amsterdam (1:1) në ndeshjen kthyese ekipi holandez ka fituar 2:1 dhe është kualifikuar mes katër më të mirëve.

Sonte luhen ndeshjet Mançester Siti- Totenhem (0:1) ndeshja e parë) dhe Porto- Liverpul (0:2). 

Please publish modules in offcanvas position.