Messi me magjinë e tij e shkatërron Liverpoolin dhe pothuajse e dërgon Barçën në finale të Champions

Messi me golat e tij të 599-të dhe 600-të në karrierë, si dhe Luis Suarez me një gol ia siguruan Barcelonës një fitore shumë të madhe ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Camp Nou, që i jep gjigantit të La Ligës një epërsi tejet komanduese para ndeshjes kthimit pas një jave.

Katalonasit e patën një pjesë të parë me të mirë se vizitorët nga Liverpooli dhe e fituan me një gol të Luis Suarezit.Suarez e çoi topin në rrjetën e portës së Alisson Becker duke u futur nga plani i dytë, pas një superpasimi të Jodri Albas në minutën e 25-të. Ky ishte goli i tij i parë në Champions pas plot një viti. Liverpooli nuk e pati asnjë goditje brenda kornizës së portës së Marc-Andre ter Stegen në këtë pjesë lojë, edhe pse u shfaq shumë i rrezikshëm në disa raste me Sadio Mane dhe Mohamed Salah.Skuadra e Jurgen Klopp mori kontrollin e lojës në dorë në pjesë e dytë, duke bërë një fillim shumë të mirë.

Please publish modules in offcanvas position.