Mrekullitë e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve

Ky sezon i Ligës së Kampionëve ka qenë njëra ndër edicionet më interesante dhe emocionuese të garës më prestigjioze në Evropë, veçanërisht për shkak të përmbysjeve të shumta e dramatike të rezultateve. Përmbysjet e rezultateve nga ndeshja e parë në ndeshjen kthyese, apo edhe gjatë vetëm 90 minutave, kanë qenë temat kryesore të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Nga momenti kur Marcus Rashfordi e mori përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltinë në pesë minutat e fundit të ndeshjes kundër Paris Saint-Germainit për ta dërguar Manchester Unitedin në çerekfinale e te skenat dramatike të mbrëmshme në Johan Cruyff Arena, ku Lucas Moura shënoi het-trik për ta dërguar Tottenhamin në finale. Rrugëtimi drejt finales që do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”, disa nga momentet më të mira kanë qenë: – Real Madrid 1-4 Ajax – PSG 1-3 Man United – Juventus 3-0 Atletico – Man City 4-3 Tottenham – Juventus 1-2 Ajax – Liverpool 4-0 Barcelona – Ajax 2-3 Tottenham Rrugëtimi i Ajaxit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Përkundër që futbolli në Evropë është i zhytur në transferime shumë të shtrenjta dhe paga të larta, klubi holandez e arriti gjysmëfinalen me lojtarë të rinj dhe të lirë. Skuadra e Erik ten Hag e mposhti edhe Juventusin, edhe Real Madridin, në rrugëtimin e tyre prej katërshes së fundit të Ligës së Kampionëve, mirëpo mbrëmë ata u eliminuan nga Tottenhami në një tjetër natë magjike në Evropë. Edhe vetë dy finalistët e këtij sezoni, Tottenhami dhe Liverpooli, kanë qenë të përfshirë në momente tejet dramatike. Tottenhami fillimisht mori pjesë në fitoren tronditëse kundër Manchester Cityt në çerekfinale, pastaj e mposhti Ajaxin në mënyrë po aq dramatike.

Please publish modules in offcanvas position.