Trofeu vjen në shtëpi, Shkëndija kampion

E diela ishtë ditë feste për familjen e madhe kuqezi. Shkëndija dominon futbollin vendor dhe pas sfidës me Akademia Pandevin  pranoi trofeun për titullin e kampionit për sezonin 2018/2019. Kryesia vendos hyrja për publikun të jetë pa pagesë.

Një javë para mbylljes së sezonit garues 2018/2019 skuadra kuqezi do të pranojë trofeun e kampionit në elitën e futbollit vendorë. Me titullin e mbyllur matemtikisht tre xhiro më parë, Shkëndija kurorëzohet zyrtarisht kampione të dielën pas sfidës së xhiros së 36-të në LPFM. Familja kuqezi do të ketë ditë feste për titullin e tretë kampion.

Të rejat në skuadër
Përkundër realizimit të objektivit futbollistët kanë vazhduar punën serioze në seancat stërvitore dhe të gatshëm presin sfidën e parafundit të këtij sezoni. Kapiteni Alimi është jashtë kombinimit pas ndjek terapi për një shqetësim të lehtë në shpinë, ndërsa ende nuk janë rikuperuar plotësisht B. Ibraimi dhe Zahov. Pa lojtarë të pezulluar stafi teknik mbetet të zgjedhë formacionin që do të nisë ndeshje, duke kujtuar se takimet e fundit formacioni është kombinuar dhe kanë luajtur kryesisht lojtarët që kanë patur më pak minutazh.

Please publish modules in offcanvas position.