Bota e futbollit e humbi edhe një yll: Johan Cruyff

Bota e futbollit e humbi edhe një yll: Johan Cruyff

Kreatori i futbollit modern

Në moshën 68 vjeçar u nda nga jeta ylli më i njohur i futbollit të Holandës, , legjenda e e blaugranëve Barcelnoës, ideatori i futbollit modern Johan Cruyff. Një kohë të gjatë ishte i sëmurë nga kanceri i mushkërive dhe bënte terapitë, por nuk arriti të ngadhënjejë. Vetë ai kishte deklaruar se në pjesën e parë kishte mposhtu kancerin me rezultat 2 me 0, ndërsa për pjesën e dytë nuk kishte folur fare. Bota e futbollit pas vdekjes së tij është në zi.

Tifozët e Barcelonës e nderuan me një minutë heshtje dhe kishin përgatitur një koreografi speciale  ku vinin në shprehje  fjalët “Graccias Cruyff”. Karrierën e tij të futbollit e filloi tek skuadra e famshme Ajax, në qytetin Amsterdam. Ai la gjurmë të mëdha me performancat e tij mahnitëse dhe golat që i shënoi, la gjurmë të pashuara dhe me karakterin e tij, ai ishte i adhuruar nga të gjithë tifozët madje edhe nga ata  neutral të futbollit. Kur flitet për futbollin Holandez, emri i parë që na bie ndërmend është Johan Cruyff.

Ylli i futbollit, bir i një nëne pastruese

Cruyff u lind në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, më 25 Prill të vitit 1947. Ai filloi të merrej me futboll fal nënës së tij. Nëna e tij Anne Cruyff punonte si pastruese në klubin futbollistik të Ajax-it, dhe kjo u bë shkak që djali i saj që nga mosha e hershme të dojë futbollin. Cruyffi i vogël i cili në skuadrën me akademinë më të mirë në Holandë filloi me stërvitje që nga mosha 12 vjeçare. Nga viti 1959 kur filloi të stërvitet ai çdo dit e më tepër e përvetësonte lojën e tij dhe në moshën 17 vjeçare ai bëri debutimin për skuadrën e parë të Ajaxit. Që nga mosha e re me shkathtësitë e tij të shkëlqyera e mahniti botën e futbollit.

Në moshën 19 vjeçare ai debutoi për reprezentacionin dhe përjetoi emocionet e golit të parë

Me performancën  e suksesshme në skuadrën e Ajaxit, Cruyff morri ftesë për të luajtur për kombëtaren Holandeze duke u bërë kështu një ndër futbollistët më të rinj që morri ftesë nga kombëtarja. Ai në debutimin e tij për kombëtaren holandeze, me golin që e shënoi dha sinjale se ky lojtarë do të kishte një të ardhme të ndritshme dhe se mbota do të flisnin për të.

Koleksionuesi i kupave: 34 kupa në sirtarë

Një ndër futbollistët më të famshëm i të gjitha kohërave Johan Cruyff, me shkathtësinë dhe mençurinë e tij jo vetëm në karrierën e futbollit, por edhe si trajner gjithsej ka arritur t'i fitoj 34 kupa. Me këto suksese ai u bë njëri ndër më të famshmit në lojën e futbollit.

Sukseset e paharruara që ka arritur me skuadrën e Ajaxit

Ylli i futbollit që arriti suksese të shumta me skuadrën e Ajaxit edhe pse në vitin 1970 nuk arritën që ta fitojnë Ligën e Kampionëve, arritën të bëhen kampion në vitet që vijonin 1971,1972,1973. Cruyff me kupat që i fitoi emri i tij u shkrua me shkronja të arta në historinë e futbollit holandez dhe atij botëror.

Pasi që i kishte premtuar bashkëshortes braktisi kombëtaren

Johan Cruyff me kombëtaren holandeze arriti të bëj gjëra të mira, mirëpo meqë nuk arriti të fitoj ndonjë trofe, premtimin që ia kishte bërë bashkëshortes së tij në vitin 1978 e mbajti braktisi kombëtaren. Ishte pjesë e kombëtares holandeze nga viti 1966-1978, ku u paraqit në 48 ndeshje duke shënuar 33 gola dhe për një kohë të gjatë mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Karriera e tij në skuadrën e Barcelonës

Johan Cruyff 3b929Viti 1978 për Cruyffin ishte viti i ndarjeve dhe i kthesës së madhe. Së pari ai braktisi formën e kombëtares holandeze dhe pikërisht në këtë vit u largua edhe nga skuadra e Ajaxit, pjesë e së cilës ishte që nga fëmijëria duke nënshkruar me skuadrën e Barcelonës. Kur erdhi ai, skuadra katalonase në tabelë ishte më poshtë se  Real Madridi, por me ardhjen e tij në fund të sezonit ato përfunduan në krye të tabelës. Sot kur Barcelona shkëlqen në arenën ndërkombëtare të gjithë flasin se kjo strukturë e skuadrës, ky stil i lojës dhe plejadat e të rinjve që vijnë në ekip  janë si rezultat i pounës dhe instruksioneve që ka dhënë kreatori i lojës moderne Johan Cruyff.

Please publish modules in offcanvas position.