Boksi në zi, shuhet legjenda Muhamed Ali

Boksi në zi, shuhet legjenda Muhamed Ali

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare legjenda e boksit, Muhamed Ali. Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, ndërroi jetë në një spital të Arizonas ku ishte shtruar ditën e enjten.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje që iu përshkallëzua edhe nga parkinsoni.

I cilësuar si “më i madhi”, boksieri amerikan mposhti Sonny Liston në vitin 1964, vetëm 22 vjeç, duke fituar titullin e parë kampion bote për pesha të rënda, titull që do ta mbronte deri në vitin 1967.

Do të rikthehej sërish tek titulli në vitin 1974 me ndeshjen e famshme “Rumble in the Jungle” kundër George Foreman, e cilësuar si një nga sfidat më të bukura të këtij sporti.

U tërhoq nga boksi në vitin 1981 pas 56 fitoreve, (37 me knock out dhe 19 me pikë) dhe 5 humbjeve (4 me pikë dhe 1 i tërhequr).

Please publish modules in offcanvas position.