Rama "përcjell" Kombëtaren në Francë: Jepni shpirtin në fushë

Rama "përcjell" Kombëtaren në Francë: Jepni shpirtin në fushë

Kryeministri Edi Rama, kreu i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri Gianni De Biasi dhanë një konferencë për shtyp në rezidencën e kombëtares në Bergamo.

Kreu i qeverisë theksoi se “është i bindur se kombëtarja do të bëjë një kampionat fantastik” dhe i tha lojtarëve që të shijojnë këtë moment të karrierës së tyre.

“Unë erdha për t’u përshëndetur dhe uruar rrugë të mbarë, kampionat të mbarë dhe mbi të gjitha t’ju them se kemi një avantazh si skuadër, që objektivin maksimal e kemi arritur. Kështu, jam ‘ bindur se Gianni do ta thotë më mirë se unë, që presionin le ta mbajnë të tjerët. Arritja në finalet e “Euro 2016” është fitore e kampionatit.

Duke qenë skuadër që luajmë për herë të parë, që nuk shihet si protagoniste, që nuk e ka presionin si kundërshtarët, kemi mundësinë të bëjmë më të mirën. Jepni në fushë gjithçka që keni.
Pastaj, ju e dini më mirë se unë dhe të tjerët se mbi të gjitha ka rëndësi dhënia e shpirtit në fushë. Ju nuk përfaqësoni thjesht dhe vetëm Shqipërinë, por gjithë kombin, Shqipërinë, Kosovën, gjithë trojet ku banojnë shqiptarët", u shpreh Rama.

Please publish modules in offcanvas position.