Imobile nuk stërvitet për shkak të temperaturës së lartë

Imobile nuk stërvitet për shkak të temperaturës së lartë

Golashënuesi më i mirë në kampionatin italian të futbollit, nuk stërvitet me Llacion për shkak të rritjes së temperaturës së trupit.

Ai e humbi stërvitjen e djeshme dhe nuk dihet se kur do të kthehet në detyrën e tij.

Trajneri Simone Inzagi shpreson se lojtari do të jetë në disponim në takimin me Bolonjën të shtunën.

Tridhjetë vjeçari, Imobile arriti 27 gola në 25 ndeshje në Seria A dhe e kryeson listën e golashënuesve.

Si përkujtim, Italia ka një shpërthim të koronavirusit. Rreth 300 njerëz janë infektuar, ndërsa shtatë e kanë humbur jetën. Një numër i madh i ndeshjeve të raundit të 25-të të Serisë A janë shtyrë, ndërsa shumica e ndeshjeve të raundit 26-të do të zhvillohen pa shikues.

Please publish modules in offcanvas position.