EURO 2020 anulohet për vitin 2021

Kampionati evropian në futboll 2020, anulohet për vitin 2021, për shkak të përhapjes së koronavirusit, transmetoi “AS”.

Informata u konfirmua edhe në Federatën norvegjeze të futbollit. Krahas kësaj, lajmin për anulimin e EURO 2020 e publikuan shumë mediume botërore.

UEFA ende nuk dha konfirmim zyrtar për këtë informatë.

Për shkak të koronavirusit, janë ndërprerë të gjitha kampionatet kombëtarë në pothuaj të gjitha vendet evropiane.

Please publish modules in offcanvas position.