Lampard: Të gjithëve u mungon futbolli, por shëndeti tani është më i rëndësishëm

Trajneri i Çelzit, Frenk Lampard, tha se i mungon futbolli, por në gjendje të pandemisë apelon të respektohen rekomandimet e kompetentëve.

“Ende nuk e dimë kur ndeshjet do të vazhdojnë, por për momentin kjo nuk është gjëja për të cilën duhet të shqetësoheni. Të gjithëve na mungon futbolli, por tani shëndeti është më i rëndësishëm dhe duhet të sillemi me përgjegjësi. Jam i sigurt se nuk jam i vetmi që ndjehet shumë çuditshëm pa futboll këtë fundjavë”, deklaroi Lampard.

Do të doja të theksoj se nuk jam ekspert i mjekësisë, veçanërisht në gjendje të vështira siç është kjo, por ju lus ndani kohë për familjarët e moshuar dhe për të gjithë të cilët mund të jenë ndjeshëm në situatën me virusin dhe të cilët tashmë ndoshta do të jenë krejt të vetëm. Shkoni te ata dhe ndihmoni në furnizimet nëse nuk mund të dalin. Na lejoni të gjithëve të kujdesemi për njëri-tjetrin. Në këtë gjendje shumica mund të ndjehen të izoluar. Por, kemi mundësi të vazhdojmë të mbështetemi njëri me tjetrin madje edhe nga largësia, shtoi eksperti anglez i futbollit.