Vazhdon të rritet numri i lojtarëve të infektuar nga koronavirusi në ekipet e NBA-së

Katër lojtarë të ekipeve të NBA-së – Los Angjelos Lejkërs, Boston Seltiks, Filadelfia 76 dhe Denver Nagets – kumtuan për rastet e para të lojtarëve të infektuar me Kovid-19.

Tani për tani, emri i vetëm një të infektuari është i qartë – Markus Smart nga Boston Seltiks. Smart në video porosinë tha se ishte testuar para pesë ditëve, por vetëm tani i ka marrë rezultatet. Në këtë periudhë 120-orëshe, ai ishte vetëizoluar në shtëpinë e tij dhe do të vazhdojë ashtu derisa të jetë mirë.

Los Angjelos Lejkërs zbuloi se dy lojtarë në përbërjen e tyre, gjithashtu të sëmurë nga virusi i ri. Megjithatë, emrat e tyre nuk u zbuluan.

Situata më e rëndë është në Filadelfia 76, ku janë të infektuar tre persona. Filadelfia gjithashtu nuk i kumtoi emrat e pacientëve, pa dallim nëse janë basketbollistë, trajnerë apo personel ndihmës.

Vetëm për një rast deri më tani paraqesin nga Denveri, me ç’rast përfaqësuesi i klubit Kolorado u testua më 16 mars dhe u vendos në karantinë.

Në ditët e fundit, shumë lojtarë të NBA-së u infektuan me Kovid-19. Sëmundja së pari u zbulua tek Rudi Gober dhe Donovan Miçel nga Juta xhez, më pas tek Kristian Vud nga Detroid Pistons, ndërsa para dy ditësh nga Bruklin Nets konfirmuan për katër raste, njëri prej të cilëve është ylli Kevin Durant.

Please publish modules in offcanvas position.