Imunologu: Ndeshja e LSH-së fajtore për përhapjen e koronavirusit

Imunologu italian, Françesko le Foke deklaroi se ndeshja në Ligën e kampionëve mes Atalantës dhe Valensisë mund të jetë katalizatori për epideminë e paparë të koronavirusit në Bergamo. në qytet.

Pothuajse 40.000 tifozë të ekipit italian udhëtuan nga Bergamo në Milano për ndeshjen, që u mbajt në “San Siro” më 19 shkurt, që mund të jetë edhe shkaku për nivelet e larta ë përhapjes dhe vdekshmërisë. Vetëm në Bergamo, në 24 orët e fundit janë paraqitur 93 raste të vdekjes, ndërsa numri i të vdekurve është pothuajse 600 persona që prej fillimit të epidemisë.

“Është e sigurt se ka pasur disa katalizatorë të mëdhenj për përhapjen e madhe të virusit. Ndeshja mes Atalantës dhe Valensisë mund të jetë vetëm një shkas i tillë, sepse ajo ishte ndeshje emotive në historinë e klubit. Kaloi një muaj nga ai takim, kështu që faktet përputhen. Mijëra njerëz ishin vetëm disa centimetra larg njëri-tjetrit, përqafoheshin dhe tregonin emocione, që çoi deri te shtrirja e gjerë. Jam i sigurt se shumë njerëz nuk deshën ta humbisnin ndeshjen, edhe pse dikush ndoshta ka pasur temperaturë të ulët, për shembull. Diçka e tillë tani do të ishte e pakuptueshme”, komentoi Françesko le Foke.

Please publish modules in offcanvas position.