Ronaldo humb 10 milionë euro për shkak të koronavirusit

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë”, Kristiano Ronaldo do të humb rreth 10 milionë euro si rezultat i pandemisë nga koronavirusi, transmeton “Mundo Deportivo”.

Klubet italiane do të kenë mundësinë përkohësisht të ulin pagat ndaj lojtarëve të tyre dhe të punësuarve nga arsye ekonomike.

Sipas burimeve, kompensimet mujore do të ulen për 20 deri 30 për qind. Humbjet për garuesit do të jenë proporcionalisht në lartësinë e pagës. Kjo do të thotë se lojtarët e klubeve në divizionet më të ulëta do të pësojnë më pak probleme financiare. Por, ata në Serie A do të jenë më të goditur.

Ronaldo merr 30 milionë euro për sezon në Juventus dhe do të mund të humb rreth 10 milionë euro për shkak të tepricës teknologjike. Ai ka pagë më të madhe në Apenine.

Trajneri më i pagur në Itali është Antonio Konte nga Interi me 11 milionë euro, ndërsa Mauricio Sari është i dyti me 5.5 milionë euro.

Please publish modules in offcanvas position.