SHBA kërkon shtyrjen e Lojërave Olimpike 2020

Komiteti Olimpik dhe Paraolimpik i SHBA-së apelojnë deri tek Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të shtyjë Lojërat Olimpike në Tokio në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

“Jemi mirënjohës të 1.780 atletëve të konbëtares së SHBA-së që ndanë zërin e tyre me ne dhe kontribuuan për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me koronavirusin dhe Olimpiadën. Konkluzioni ynë më i rëndësishëm nga reagimi i atletëve është që edhe nëse problemet aktuale të rëndësishme shëndetësore mund të zgjidhen deri në fund të verës, të gjitha aktivitetet e nevojshme stërvitore, kontrolli i dopingut dhe kualifikimet nuk mund të tejkalohen në mënyrë të kënaqshme. Në këtë drejtim, tani është e qartë se opsioni i shtyrjes është i nevojshëm dhe ne i bëjmë thirrje IOC-së që ta bëjë këtë në mënyrë që të sigurojë sigurinë e Lojërave për të gjithë pjesëmarrësit”, thuhet në kumtesë.

Paraprakisht, shtyrje të LO 2020 u kërkua nga Australia, Kanada dhe Zelanda e Re.

Lojërat Olimpike në Tokio janë caktuar për periudhën nga 24 korriku deri më 9 gusht.

Please publish modules in offcanvas position.