Ronaldo pranon uljen e pagës prej 3,8 milion euro që të mos ketë përjashtime në Juventus

Prejse Kristiano Ronaldo dhe kapiteni Xhorxho Kjelini u pajtuan, edhe futbollistët tjerë dhe udhëheqësia e Juventusit u pajtuan për ulje të pagës në klub, si masë e shmangies së përjashtimeve për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia me koronavirusin e ri.

Ronaldo në vit ka marrë 31 milion euro, ndërsa tani vendosi për ulje prej 3,8 milion euro që të mund të ketë pagesë rrjedhëse te “Zonja e vjetër”.

Portugezi kohëve të fundit e tregoi humanitetin e tij gjatë përhapjes së Kovid-19. Së bashku me menaxherin e tij Horhe Mendesh dhuruan sasi të madhe të pajisjes mjekësore për spitalet në Porto dhe në Lisbonë.

Spitali Santa Klara në Lisbonë u furnizua me 10 shtretër me aparate respiratore, EKG monitore, pompa për infuzion dhe injeksione, ndërsa për spitalin Santo Antonio në Porto dhuruan 15 shtretër për kujdes intensiv, aparate respiratore, EKG monitorë dhe pajisje tjetër.