Futbollisti legjendar i Atletiko Madrid, Hoze Luis Kapon vdiq në moshën 70 vjeçare. “Marka” spanjolle citon se Kapon e ka humbur betejën me sëmundjen e Parkinsonit me të cilën është diagnostifikuar para disa viteve.
Kapon një dekadë të tërë e ka mbajtur fanellën e Atletiko Madrid (1970-1980), periudhë në të cilën fitoi dy tituj të kampionatit në Primera, një në Kupën nacionale dhe një në Kupën Interkontinentale.
José Luis Capón, one of our great legends, has passed away. You will always be in our hearts. Rest in peace. pic.twitter.com/yS8ggrZLd7
— Atlético de Madrid (@atletienglish) March 29, 2020